Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Dhurata e Ramës për shqiptarët është gjoba 110 milionë euro”, Aldo Bumçi: Gjatë 8 viteve Shqipëria është larguar nga BE

Kandidati për deputet në Tiranë,  Aldo Bumçi në një intervistë për ‘FaxNews’, në emisionin ‘Me Xhaxhiun’ ka treguar aspiratat e tij nëse do të zgjidhet deputet.

Gjithashtu Bumçi tha se gjatë 8 vite të qeverisjes së Ramës Shqipëria është larguar nga Europa, ndërkohë që shtoi se dhurata e kryeministrit për shqiptarët janë 110 milionë euro gjobë që duhet të paguajnë qytetarët.

“Nëse njerëzit do të votonin përherë njëlloj dhe do të fitonte gjithmonë e njëjta qeveri, por kjo gjë ka ndryshuar dhe njerëzit ndryshojnë votën.

Problemet janë të gjitha njëlloj, është sikur të kesh vendosur një kasetë. Papunsia te fëmijët, të rinjtë nuk gjejnë punë dhe do të largohen. Biznese që më thonë, a ta hapim sot apo jo, mbajnë shpresa që gjërat do të ndryshojnë. Erjon Veliaj e ka bërë të pamundur të punosh në këtë qytet.

Këtë muaj më thanë bizneset që janë rritur sigurimet shoqërore, për mua është projekti fiskalizimit që është një projekt i pakuptimë, para të tjera shtesë. Pasiguria e shtëpisë, Edi Rama që në 2017 filloi prishjen e banesave pa lajmëruar dhe pa i siguruar shtëpi.

Edhe kur e ke pa leje është e drejtë themelore që ti japësh para. Ky shkatërrim i dhunshëm, ku njerëzit janë ngujuar në shtëpinë e tyre dhe thoshin sa do rri kështu që të mos shkojnë në shkollë fëmijët. Në 8 vite ne i jemi larguar Europës. Dhurata e Edi Ramës është 110 milionë euro.”, u shpreh Bumçi.

(R.G/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.