Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Dhunon qytetarët, lë të lirë grabitësit”, ‘kërcënon’ Braimllari: Keni hesape për të larë

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, ka reaguar për dhunën që u ushtrua dje në protestën e opozitës.

Ai është shprehur nëpërmjet një statusi në Facebook se përdorimi i gazit lotsjellës nga ana e e Policisë së Shtetit është një genocid.

Gjithashtu u ka rikujtuar Ramës dhe Lleshajt se fundi I tyre në qeverisjen e vendit është afër.

Sipas Braimllarit, Lleshaj gjen kohë të reagojë për protestën por nuk ka reaguar asnjëherë për banorët e Unazës së Re, për dhunën që uishtroi ndaj banorëve të Bulevardit të Ri, apo dhe për grabitjen e bujshme të Rinasit.

Postimi i plotë:

Edi Rama dhe Sander Lleshi dhunojne dhe arrestojne qytetare te pafajshem qe protestojne ne te drejten e tyre dhe lene te lire grabitesit shteteror ne Rinas.

Perdorimi i gazit helmues ne sasi te madhe ne nje proteste qytetare eshte gjenocid. 
Sander Lleshi gjen kohe te reagoje per protestat qytetare por nuk ka asnje fjale per mungesen e sigurise ne vend, per numrin e larte te vrasjeve, per grabitjen e Rinasit, per vjedhjen e hapur te Unaza e Re, per dhunen qe ushtroi mbi banoret e Bulevardit te Ri duke dhunuar gra, femije e te moshuar. 
Kjo eshte fytyra e vertete e nje qeverie te degraduar ku po perdoret nje “Gjeneral i vdekur” kunder nje populli.

Çdo gje mbahet shenim dhe dita kur nuk do jesh me Minister eshte e afert. Ti dhe Edi Rama keni hesape per te lare me qytetaret e ndershem te ketij vendi.”

(s.a/faxweb.al)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *