Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Dhunon gruan dhe i vë armën te koka, arrestohet 66-vjeçari në Tiranë, sa vite burg rrezikon

Një 66-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë së Vlorës, për shkak se ka dhunuar dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Kërcënoi me armë për ta vrarë bashkëshorten, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u vu në pranga 66-vjeçari.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me fishekë.

Shërbimet e Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë se në fshatin Domje, Bashkia Vorë, në ambientet e banesës, shtetasi S. B. po dhunonte psikologjikisht bashkëshorten e tij duke e kërcënuar me armë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Shërbimet e Policisë kanë prangosur shtetasin S. B., 66 vjeç, banues në fshatin Domje, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën ky shtetas e kërcënonte për ta vrarë bashkëshorten e tij, 63-vjeçaren L. B.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për  veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *