Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Dhunoi barbarisht bashkëshorten e cila ndërroi jetë në spital, çfarë dihet deri tani për sherrin në familjen shqiptare që tronditi Zvicrën

Një konflikt që dyshohet se ndodhi më 12 mars mes çiftit N.B dhe F.B në Zvicër përfundoi me vdekjen e gruas kosovare, F,B. Ajo vdiq më 19 mars, pas një jave në kujdesin intensiv.

Nga Prokuroria zvicerane thuhet se burri saj është në paraburgim dhe është duke u hetuar. Gjithçka ndodhi në shtëpinë e tyre në Schafisheim të Zvicrës.

44-vjeçarja së bashku me burrin e saj, N.B, 46-vjeçar kishin tre fëmijë nga lidhja bashkëshortore.

Në mediat zvicerane thuhet se njëra nga vajzat e kishte lajmëruar rastin e dhunës në Polici. Viktima F.B ishte gjetur në gjendje tejet të rëndë dhe raportohej se ndihma e parë e kishte kthyer në jetë.

Ende nuk dihen arsyet e konfliktit mes tyre që dyshohet se çuan deri në vrasjen e F.B.

Prokuroria në Zvicër thotë se ende nuk dihet motivi që dyshohet se e ka shtyrë kosovarin që ta rrahë gruan për vdekje, por se janë duke vazhduar hetimet në këtë drejtim.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.