Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

Dhunohet zyra e PD-së në Ishëm, letra kërcënuese: Hiq flamujt ose se do hidhet objekti në erë

Zyra elektorale e Partisë Demokratike në Ishëm është dhunuar së fundmi nga persona ende të panjohur. “Syri.net” bën të ditur se pronarit të objektit ku është hapur kjo zyrë elektorale i është lënë edhe një letër kërcënuese.

Në të kërkohet që të hiqen menjëherë flamujt e Partisë Demokratike, pasi në të kundërt objekti do të hidhet në erë. Veç kësaj, ai kërcënohet me jetë në rast se do të bënte denoncimin.

Duke iu referuar të njëjtave burime, mësohet se pronari i këtij objekti ka bërë denoncimin në Policinë e Durrësit që ka nisur menjëherë hetimin.

“Mos t’i shohim nesër aty se do hidhet objekti në ajër zorraxhi m*ti. Nëqoftëse se ke ngelur për 2 lekë, do të japim ne, vepro shpejt se do t’i thyejmë të gjitha xhamat, i ke në tokë.

Po s’hoqe flamujt të zezat do t’i bëjmë. Do të shohim se kush je ti e kush jemi ne, zagar.”, shkruhet ndër të tjera në letër.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *