Bilanci i të vdekurve në përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës sa vjen dhe rritet. Deri më tani shënohen dhjetëra të vdekur ndërkohë që përshkallëzimi i konflikteve vijon ende.
Që prej ditës së djeshme, Hamasi dhe grupe të tjera militantësh janë duke qëlluar me raketa qytetet pranë Gazas, përfshi edhe Jeruzalemin duke kërkuar nga Izraeli që të tërheqë policinë nga kompleksi i xhamisë Al Aksa.
Nga ana tjetër, izraelitët i janë përgjigjur me sulme ajrore me avionë dhe dronë raketave të militantëve në Gaza duke vrarë deri më tani të paktën 28 persona, 6 prej të cilëve raportohet se janë fëmijë. Ushtria izraelite thekson se ka vrarë edhe tre komandantë të grupeve militante që po qëllojnë me raketa qytetet e Izraelit.
Pak më parë, autoritetet izraelite kanë raportuar për dy të vdekur në qytetin Ashkelon prej raketave të hedhura nga Gaza.
#Israel now sending additional troops and hardware to the #Gaza border as the escalation intensifies.
(Video credit: @yoavzitun) pic.twitter.com/S121ylj2Td— Instant News Alerts (@InstaNewsAlerts) May 11, 2021