Një autobus me qytetarë shqiptarë nga Milano e Italisë ka kaluar sot nga Dogana e Muriqanit, ndërsa dhjetëra automjete të tjera mbërrijnë në këtë pikë po nga shteti fqinj.
Mjekja epidemiologe, Dhurata Hysa në një prononcim për gazetarët është shprehur se kontrolli mjekësor në këtë pikë kufitare është 24 orë, por që sisgurisht risku është shumë i shtuar.
Po sipas saj nga pala malazeze nuk ka kontrolle mjekësore. Sipas gazetares së Fax Neës, Emi Kalaja në doganën e Muriqanit mjekët kanë veshje dhe maska ndërsa si pajisje një termometeë teknik dhe një dhomë karantine
“Kemi shtuar masat në pikën kufitare bazuar në survejancë të shtuar sa u përket infeksioneve të aparatit të frymëmarrjes, shërbimi është 24 orë ndërkohë që kemi marrë masa për mbrojtjen personale dhe kemi kërkuar shtim personeli meqenëse vijojmë me kontrollet 24 orëshe”, thotë mjekja Hysa.
Në lidhje me rastet e dyshuara Hysa shprehet se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar, por në rast se do të kenë do të vijojnë procedurat e kontrollit dhe me mjekët e spitali rajonal.
“Për të gjithë pasagjerët që vijnë nga vatrat, u bëjmë intervistë përsa u përket të dhënave epidemiologjike. Matja e temperaturës është indikatori i parë”, shprehet mjekja Hysa e cila e pyetur dhe nëse kanë kushtet ëpr të izoluar ndonjë pacient të dyshuar shprehet se:
“Kemi 2 dhoma, e para është dhoma ku kemi bazën materiale dhe në rastet e dyshuara i cojmë të pjesa ta quajmë si karantinë. Pastaj vijojmë procedurat.
Rrisku është i rritur sigurisht. sepse ditët e para është periudha e fshehtë, e inkubacionit dhe personi nuk ka asnjë shenjë klinike. Ne nuk mund të bëjmë testimin direkt të udhëtarëve, por intervista nxjerr nëse personi ka pasur kontakte me persona dhe ka qenë në vatrat e prekura”.