Të paktën 40 pasagjerë dhe ekuipazhi i një anije norvegjeze kanë rezultuar pozitivë ndaj korònavirusit, thanë zyrtarët. Më shumë se 100 pasagjerë janë në karantinë dhe po presin rezultatet e testeve.
Anija, e cila i përket firmës norvegjeze Hurtigruten u ankorua në portin e Tromso në veri të Norvegjisë të premten. Për këtë arsye, të gjitha udhëtimet janë pèzulluar për shkak të shpèrthimit të korònavirusit.
“Ne jemi të përqendruar në shëndetin e klientëve dhe kolegëve tanë. E vetmja zgjidhje e përgjegjshme është të pèzullohen të gjitha lundrimet”, tha shefi ekzekutiv Daniel Skjeldamsaid. Katër anëtarët e ekuipazhit u shtruan në spital të Premten pasi shfaqën simptoma të korònavirusit, pak pasi anija u ankorua në Tromso dhe më vonë dolën rezultatet e korònavirusit ku 32 anëtarë të stafit nga 158 të pranishëm ishin pozitivë.
Ndërsa të gjithë pasagjerët janë kontaktuar që të vetë-izolohen. 5 pasagjerë kanë dalë pozitivë nga 387 që udhëtuan me këtë anije që prej 17 Korrikut. “Ne presim që të gjenden më shumë raste për këtë shpèrthim”, tha për Reuters Line Vold, një zyrtar shëndetësor.(A.M/Faxweb.al)