Partia Demokratike ka reaguar përmes ish-deputetit, Gent Strazimiri ka reaguar për shkarkimin e gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj. Strazimiri thekson se ky i fundit është Gjyqtari që dha votën deçizive në vendimin gjyqësor për “fundosjen” e Dekretit të Presidentit dhe çfundosjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në një postim në rrjetet sociale, Strazimiri e quan “fundosje” të gjyqtarëve të padenjë që kanë dhënë padrejtësi në porosi të Edi Ramës.
Reagimi i plotë:
Gjyqtarë të padenjë … Vendimi i drejtë (nëse i duhet Edi Ramës)!
Gjyqtari që dha votën deçizive në vendimin gjyqësor për “fundosjen” e Dekretit të Presidentit dhe çfundosjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, sapo qenka fundosur si i padenjë, i padrejtë e si kusar i drejtësisë!
Njësoj si e gjithë trupa gjykuese që dënoi Edi Palokën për “shpifjen” se Saimir Tahiri merrej me drogë, apo si e gjithë trupa gjykuese që dënoi Arben Ristanin për “shpifjen” se Saimir Tahiri nuk mund të mos merrej me drogë pa mbështetjen dhe përfitimin e Edi Ramës.
Gjyqtarët e padenjë që kanë dhënë padrejtësi sipas porosive të Edi Ramës po fundosen 1 nga 1 si rraqe të përdorura!
Vendimet skandaloze, të paligjshme, të padenja të dhëna prej tyre janë ende në fuqi si karshillëk ndaj shoqërisë për sot dhe nesër… si Edi Rama, Saimir Tahiri, Gjushi, Damiani, Ulsiu… 30 qershori!
Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Apelimit ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke shkarkuar nga detyra gjyqtarin pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj. Raportohet se Malaj kishte deklarime kontradiktore me pasurinë (lexo ketu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)