18 shtetas me kombësi siriane, mes tyre edhe një fëmijë si dhe skafisti janë shpëtuar nga roja bregdetare.
Alarmi SOS u dha 10 milje larg gjirit të Durrësit, pasi gomonia kishte pësuar një avari në motorr.
Pas koordinimit dhe vlerësimit të informacionit në ndihmë të gomones që rrezikohej, doli anija e Forcës Detare mjete të Guardia di Financa dhe të policisë se Kufirit.
Pas një operacioni që zgjati rreth 1 orë, ata moren në bordin e anijes emigrantët që rrezikonit të mbyteshin, ndërsa gomonia u rimorkiua drejt portit të Durrësit.
Shtetasit sirian si dhe skafisti në gjendje të mirë shëndetësore u shoqëruan në ambjentet e drejtorisë se policisë se kufirit.
Ata do të mbahen të izoluar për shkelje të paligjshme të kufirit, ndërsa mbi skafistin pritet të rëndojë akuza e “trafikut të qenieve njërëzore”.
Policia dyshon se gomonia e cila si destinacion kishte Italinë është nisur nga brigjet shqiptare dhe se shtetasit sirianë ishin futur me herët në vendin tonë.
(E.K/Faxweb.al)