Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Detyra e re për Damian Gjiknurin, vjen reagimi i ashpër nga PD: Edi Rama konfirmoi…

Pas caktimit të detyrës së re për Damian Gjiknurin, si sekretar për Reformën Zgjedhore në PS, ka reaguar dhe Partia Demokratike. (LEXO KETU) 

Përmes zëdhënëses Ina Zhupa PD i përmend Gjiknurit çështjen e vjedhjes së votave në Dibër, e njohur ndryshe si dosja 184.

Edi Rama rikonfirmon vullnetin per zgjedhje te blera dhe te kapura nga ai, ku mos pyesi per qytetaret por vetem per kriminelet dhe oligarket qe i sigurojne pushtetin”, shkruan mes te tjerave Zhupa.

Reagimi i Zhupës:

Damian Gjiknuri sekretar per reformen zgjedhore ne PS!!!

Modeli i zgjedhjeve te Dibres, modeli i blerjes se votes, i krimit, i intimidimit te votuesve, i parave te pista ne fushate, eshte modeli qe kerkon Rama per gjithe Shqiperine ne zgjedhjet e ardhshme!

Personi qe duhet te ishte ne burg po te hetohej dosja 184, arkitekti i vjedhjes te projekti unazes me fallsifikime edhe firma offshore, sot merr stafeten te jete ne krye te reformes zgjedhore!

Edi Rama rikonfirmon vullnetin per zgjedhje te blera dhe te kapura nga ai, ku mos pyesi per qytetaret por vetem per kriminelet dhe oligarket qe i sigurojne pushtetin.

Ky model do shkulet nga qytetaret qe po tregojne cdo dite e me shume qe jane shumica, qe nuk kane frike nga diktatori i ri, qe do rikthejne demokracine ne kete vend.

Nuk do kete me zgjedhje me modelin “Dosja 184” as “Dosja 339” as “Dosja Habilaj”!

Opozita dhe qytetaret e bashkuar kane per te fituar betejen per demokraci.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *