Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Detajet/ Vrasja në Kavajë ndodhi poshtë pallatit të Marsida Qatjas, rrëfehet autori: U errësova dhe e vrava, po pinim që nga ora 11

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 26-vjeçarit Marjo Ismaili në Kavajë pak orë më parë. Sipas burimeve të “FaxNews”, ngjarja ka ndodhur tek lokali poshtë pallatit të Marsida Qatjas.

Kjo e fundit nuk është një emër i panjohur për publikun sepse në fillim të muajit tetor në hyrjen e saj u vra Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi Bledar Toçi.

Sipas informacioneve, 26-vjeçari dhe autori, Xhevdet Lecini kanë qenë bashkë në lokal duke pirë alkool që nga ora 11 e paradites. Për shkak të pijes, ata kanë nisur të debatojnë për motive banale dhe më pas situata ka agravuar deri në përdorimin e armës.

Autori 60-vjeçar është shoqëruar menjëherë në ambientet e policisë, ndërsa gjatë marrjes së dëshmisë ai është shprehur se gjithçka ndodhi për shkak të pijes.

“Kemi qenë të pirë, ishim prej orës 11:00 në tavolinë. Nuk e di si ndodhi, u errësova dhe e vrava”, mësohet se ka thënë Lecini. 60-vjeçari banon në katin e tretë të pallatit, ndërsa është edhe pronar i lokalit ku ndodhi vrasja.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *