Numri i pacientëve që po trajtohen aktualisht në spitalet Covid është 114. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ndodhen 19 pacientë në terapi intensive, prej të cilëve 4 janë të intubuar. Në përditësimin e sotëm, u raportua se kanë ndërruar jetë 154 persona pozitivë, ndërsa kanë ndërruar jetën 5 pacientë.
Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci.
Sa i përket shpërndarjes gjeografike të rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë vijon me apelin për të gjithë qytetarët në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit.
“Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij”, thueht në njoftimin e MSh.