Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Detajet/ Plagosje, drogë dhe vjedhje me dhunë. Kush janë dy të arrestuarit në Lezhë (EMRAT)

Policia në Lezhë ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore pasi Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest më burg”.

Kështu është arrestuar  Eriger ( Gentian) Bushi, 38 vjeç, banues në Laç ( person me preçedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë)

Ndërkohë që personi tjetër i arrestuar është Bruno ( Maks) Cenaj, 25 vjeç, banues në Kukës . Gjykata kishte vendosur për 25-vjeçarin  masën e sigurisë ” Arrest më burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim’

Njoftimi i policies:

Kurbin – Lezhë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore

Lokalizohen, kapen dhe ndalohen 2 shtetas në kërkim për të cilët Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest më burg”

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune profesionale dhe të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit në kërkim :

– Eriger ( Gentian) Bushi, 38 vjeç, banues në Laç ( person me preçedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë)

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr.1188 datë 31.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”” Kanosja” dhe ” Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 278/1 , 84 dhe 89  të Kodit Penal.

—-

Nga forcat policore të Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune profesionale të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit në kërkim:

– Bruno ( Maks) Cenaj, 25 vjeç, banues në Kukës

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr. 1254 datë 06.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest më burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Materialet proçedurale për të dyja rastet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

(B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *