Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Detajet bëjnë diferencën, e veçanta në veshjen e Era Istrefit për videoklipin e botërorit, zbuloni për çfarë bëhet fjalë

Era Istrefi javët e fundit ka qenë një ndër emrat më të lakuar jo vetëm në mediat shqiptare, por dhe në ato të huaja. Këngët e saj kanë arritur me miliona shikime në ‘Youtube’ dhe fansat e saj janë të shumtë në gjithë globin.

Por përveç kësaj, Era Istrefi ishte e para këngëtare shqiptare që arriti të performojë në këngën e botërorit, ‘Fifa Ëorld Cup’. Përkrah dy emrave të tjerë shumë të njohur, Nicky Jam dhe Ëill Smith, këngëtarja shqiptare shkëlqeu në gjithë videoklipin e këngës të publikuar pak ditë më parë.

Por duket se këngëtarja ka dashur të japë dhe një mesazh përmes veshjes së saj. Detaji shumë interesant është se Era në videoklip shihet e veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Një kostum në ngjyrë blu, një bluzë në ngjyrë ari, shkonin përshtat me ngjyrat e flamurit. Ashtu siç thuhet detajet bëjnë diferencën dhe Era arriti që me anë të një detaji të tërheqë dhe njëherë vëmendjen dhe të rrëmbejë zemrat e gjithë shqiptarëve. /revistawho.com

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *