Detaje të reja janë zbuluar nga sekuestrimi i rreth 200 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit. Bëhet me dije se sasia e kokainës ishte fshehur në tavanin e kontenierit i cili vinte tranzit në Portin e Durrësit.
Kontenieri i cili origjinën e kishte në Ekuador është ndaluar për tu futur në skaner fillimisht pasi kjo gjë është urdhëruar për të gjithë kontenierët e dyshimtë të cilët vijnë nga Amerika Latine.
Kur kontenieri ka kaluar në skaner, ka pulsuar. Menjëherë efektivët e sigurisë së portit kanë lajmëruar autoritetet e tjera dhe kanë mbajtur në vëzhgim kontejnerin deri në mbërritjen e përforcimeve. Me sharrë punonjësit hapën tavanin metalik të kontejnerit ku dhe gjetën pakot me kokainën.
(R.G/Faxweb.al)