Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Detaje të reja për vrasjen barbare të të riut Mehmet Qema. Çfarë ndodhi me viktimën, çfarë dyshohet se solli humbjen e jetës

Vrasja e të riut Mehmet Qema për motive të dobëta pas një sherri në darkën e së hënës ka tronditur mbarë opinionin public në Shqipëri. Sipas policisë, 27- vjeçari u plagos me plagosur me armë zjarri pistoletë dhe ndërroi jetë në spital.

Gazetari i Fax News që është në terren, Fatjon Gjinaj ka zbuluar se i riu ka ndërruar jetë rrugës për spital, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më problematike të Tiranës që është shndërruar shpesh në “arenë” përplasjes mes grupeve kriminale por edhe konflikteve të çastit me pasoja të rënda.

Edhe mbrëmjen e sotme ka dyshime që ngjarja të ketë ardhur si pasojë e një sherri të çastit duke agravuar në përdorimin e armëve. Qema njihej në zonën ku ka ndodhur ngjarja pasi ishte banor i zonës por edhe për faktin se shoqërohej me personazhe të njohur dhe problematik teksa qëndronte vazhdimisht në zonën ku ndodhi krimi, konfirmon gazetari Fatjon Gjinaj.

Sipas gazetarit të Fax News, të paktën 3 plumba ka marrë nga të shtënat me armë zjarri 27- vjeçari Mehmet Qema, mbrëmjen e sotme. Plumbat i ka marrë në bark duke i prekur organet jetësore që i kanë kushtuar edhe jetën.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.