Të shtënat me armë zjarri tmerruan pushuesit në plazhin e Torvaianica në Romë, ku u plagos një shqiptar, i cili njihet si Simone.
38 vjecari kishte me precedent të mëparshëm penal dhe sapo ishte liruar nga masa e arrestit shtëpiak. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin “San Camillo” në Romë, ku i është nënshtruar një operacioni prej 4 orësh për nxjerrjen e plumbit që i kishte prekur shtyllën kurrizore.
Plagosja ndodhi paraditen e sotme në plazhin e Torvaianica, ku dy burra të maskuar mbërritën në bregdet me motor.
Njëri prej tyre doli me armë në dorë dhe hyri në plazh mes notarëve duke qëlluar mbi shqiptarin. Simone, u dërgua me urgjencë në spital me helikopter. Dy autorët u larguan menjëherë me motor ndërsa karabinierët kanë nisur hetimet për identifikimin e tyre dhe për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. (A.M/Faxweb.al)