Safet Rustemi (Bajri) është 33-vjeçari nga Shkodra që është në listën e më të kërkuarve në Belgjikë, për disa krime, që përfshijnë dhe zhdukjen e personave.
Ndërkohë që mediat belge kanë ngritur alarmin se ai jeton i lirë në Shkodër, dhe prej këtu drejton sërish trafikun në Belgjikë.
Ndëkohë sot ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka postuar një mesazh të një polici, i cili thotë se Rustemi lëviz me makina të blinduara dhe se askush nuk ka guxim që ta prekë.
Qytetari shton se fisi i Bajrit është një nga më të fuqishmit në Shkodër dhe ka lidhje të forta me PS-në.
Reagimi i Berishës:
Safet Rrustemi mbrohet direkt nga Rama!
Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb
“Pershendetje doktor jam polic ne komisariatin e shkodres. Te lutem shum mos e publikoni emrin ose adresen time edhe pse e kam jo me emer tim. Ato jan aq te fuqishem saqe mund ta gjen SAFET RRUSTEMI OSE SIQ e ka ne te vertet SAFET BAJRI esht cdo dit ne shkoder sidomos ne rrethinaat e shkodres dobrac.
Ai takon çdo dite me policine por ajo vetem e nderon dhe nuk guxon ta prek masi ate e mbron shteti, vet Edi Rama qe ka familjen e Bajrve baze kryesore ne Shkoder e mbrone cdo deputet i partis socialiste, Safet Bajri eshte cdo dit ne shkoder ose ne velipoj perdor makina te blindura ecen me 2 pistoleta 17she e tj e tj ju lutem por ju lutem mos e shkruani emirin tim persa i perket vrasjes se ciftit safeti.