Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Detaje/ Po pinte kafen e mëngjesit, si u ekzekutua Bujar Çela para lokalit në Elbasan

Fax News dhe Faxweb.al ka zbuluar detaje të reja për ekzekutimin e Bujar Çelës në Bradashesh të Elbasanit. Burime bëjnë me dije se punonte taksist dhe si çdo ditë, kishte shkuar të pinte kafen e mëngjesit që në orët e para dhe do të priste pasagjerët që vinin nga autobusët e Greqisë.

Maskat e kishin ruajtur me kujdes dhe e qëlluan sapo zbriti nga automjeti. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se është gjetur e djègur makina e autorëve në fshatin Murras. Pista e dyshimit mbetet hásmëria për shkak të vëllait të tij, Talo Çela, i cili është i fshehùr prej kohësh dhe ákùzohet për shumë vepra.

Në pamundësi për ta gjetur, máskat u hákmorrën tek vëllai. Ngjarja është në vazhdën e vrásjèn në Elbasan të dy bándave. Talo Çela u shpall në kërkim pas grabitjes së 9 Prillit 2019, ku një grup i armatosur i drejtuar nga Admir Murataj dhe Klement Çala, grabitën 4.6 milionë Euro para të bankave të nivelit të dytë në pistën e aeroportit të Rinasit.

Që prej asaj kohe, Talo Çela qëndron në arrati dhe i është shmangur dorëzimit në polici, duke u bërë një nga të shumëkërkuarit e autoriteteve shqiptare. Në një rrëfim të gjatë në një intervistë, Talo Çela mohoi që të ketë marrë pjesë në grabitjen e 9 Prillit 2019, ndërsa pranoi se njihte dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të cilët janë tashmë të arrestuar për këtë ngjarje. Talo Çela është i shpallur në kërkim edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës dhe për disa ngjarje të tjera që kanë ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Pòlícia ka dhënë detajet e para për ngjarjen e rèndè ndërsa ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të Elbasanit dhe në akset rrugore nacionale për të bërë të mundur kapjen e autorit apo autorëve. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *