Faxweb.al mëson detaje të reja nga ngjarja e ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vlorëm, ku humbi jetën një 17 vjeçar pasi u shtyp nga skrepi. Jaup Begotaraj ishte djali i vetëm i familjes, ndërsa ishte rritur nga gjyshërit pasi prindërit i ka me probleme të shëndetit mendor.
17 vjeçari së bashku me manovratorin Bujar.Ç punonin në pastrimin e inerteve për hapjen e një parkimi në zonën e kalasë, ndërkohë që fillimisht u fsheh ky fakt, me pretendimin se adoleshenti kishte shkuar në kantier për të takuar një shokun e tij.
Policia e Vlorës ka nisur hetimin edhe për firmën e ndërtimin ku punonte 17 vjecari. Njëkohësisht nga të njëjtat burime bëhet e ditur për Faxëeb.al se së bashku me manovratorin është shoqëruar në komisariat dhe tekniku i firmës që mbikqyrte punimet. Sipas burimeve 17 vjecari punonte në të zezë dhe sigurisht pa siguracione.
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasit E. M., 32 vjeç, me detyrë drejtues teknik dhe B. Xh., 29 vjeç, me detyrë manovrator i mjetit gërmues, të dy banues në Radhimë. Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme, gjatë punimeve për hapjen e një shesh parkimi në lagjen “Ujë i Ftohtë” është goditur me mjetin gërmues dhe ka gjetur vdèkjen në vend shtetasi J. B., 17 vjeç, banues në Radhimë. (E.K/Faxweb.al)