Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Detaje të reja nga shpërthimi në ish-Bllok, pasojat mund të kishin qenë fatale. Në bodrum u gjetën dhe dy…

Faxweb.al mëson detaje të reja, nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi dje në zonën e ish-Bllokut, nga ku mbetën të plagosur 5 persona, 2 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Ata që paraqiten më rëndë nga shpërthimi janë pronarët e argjendarisë, ku shpërtheu dhe bombula, Sokol dhe Alma Pirra.

Përmasat e ngjarjes mund të kishin qenë dhe më të rënda, pasi burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se nga këqyrja e vendit të ngjarjes, në bodrumin ku kryheshin punimet për riparimin e bizhuterive, janë gjetur dy bombola të mbushura.

Sipas Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, njëra prej bombolave ishte e mbushur me gazin propan, ndërsa tjetra me gazin kriogjen, i cili quhet ndryshe gaz teknik.

Bombola e gazit kriogjen është gjetur me valvul të hapur dhe dyshohet se ka pasur rrjedhje në tubin përcjellës mes bombolës dhe pajisjes, me të cilën punohej. Në raportin paraprak të përpiluar nga ekspertët zjarrfikës, ngjarja ka ndodhur për shkak të një pakujdesie njerëzore.

Nga tejngopja e ajrit me gaz në prani të një shkëndije në bodrum ka ndodhur shpërthimi, i cili ka shkatërruar plotësisht argjendarinë dhe dyqanin ngjitur.

Nga forca shpërthyese është shkatërruar muri lidhës mes dy subjekteve tregtare, si dhe paneli i betonit në pjesën e tavanit. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe 4 automjete të parkuara afër vendit të ngjarjes.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close