Një familje me 5 anëtarë është goditur nga koronavirusi në lagjen “15 Tetori” në Fier.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se është infektuar një familje me 5 anëtarë, 4 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv që në testin e parë, dhe njërit pritet ti ribëhet tamponi.
Mes personave të prekur ka edhe fëmijë, ndërsa ka nisur dizinfektimi i lagjes, dhe banesës e cila është një shtëpi private.
Ajo që e bën dhe më alarmante situatën është se kryefamiljari është një shofer furgoni mallrash dhe ka pasur kontakte të shumta dhe në dyqanet e qytetit.
Asnjë nga anëtarët e familjes nuk ka pasur historik udhëtimi me jashtë vendit, çka të bën të dyshosh se ka qenë pikërisht kryefamiljari ai që është infektuar i pari mes anëtarëve.
Ndërkohë që përveç anëtarëve të kësaj familje, ka pasur dhe dy raste të tjera pozitive në Fier, pa lidhje me persona të prekur.
Me këto raste të reja shkon në 32 numri i rasteve pozitive në Fier, një nga qytetet më të prekura së bashku me Tiranën, Durrësin dhe Shkodrën.
(E.K/Faxweb.al)