Policia e Elbasanit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me operacioni që zgjati më shumë se 12 orë për neutralizimin e 45-vjeçarit Josif Kavaja, i cili qëlloi dy herë me armë ndaj Policisë. Mësohet se Kavaja ka mbetur i plagosur pas shkëmbimit të zjarrit mëngjesin e sotëm.
Operacioni për kapjen e Kavajës nisi mëngjesin e sotëm, pasi ishte pezulluar një natë më parë për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës. Mësohet se autori ka qëlluar me armë edhe gjatë orës 02:00 të mëngjesit, jashtë perimetrit që ishte vendosur nga RENEA.
Shërbimet policore te Reneas ( sipas komunikimeve me Komandantin e Rena-s) kanë shkëmbyer zjarr me 45-vjeçarin. Mbas krehjes së perimetrit të afert është gjetur një pushkë 10- tëshe dhe një sëpatë si dhe njolla gjaku.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi J.K ndaj, forcave të Drejorisë Vendore të Policisë Elbasan që kishin shkuar nē fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banesë me vendim Gjykate , në banesën e shtetasit J.K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje, ju informojme se:
Policia Vendore e Elbasanit rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të Policisë Vendore shkuan forcat speciale Renea.
Grupi negociator i Renas ka bërë thirrje për disa orë rresht shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por ky shtetas nuk i është bindur thirjeve të Policisë.
Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Kavaja pritet që të transportohet drejt komisariatit të Policisë në Elbasan, ku do të merret në pyetje, por edhe ku do të analizohet gjendja e tij, pasi dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Konflikti mes 45-vjeçarit dhe Policisë nisi për shkak të kontrollit që blutë shkuan për të bërë në banesën e tij, pas raportimeve të fqinjëve se ai mbante armë në shtëpi.
Kavaja ka qenë në lokal kur ka parë policët që po shkonin për kontroll dhe ka hyrë në shtëpi ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar drejt tyre, dhe që fatmirësisht nuk ka lënduar asnjë prej efektivëve. Kavaja është beqar, i pamartuar asnjëherë dhe nga Elbasani deri te shtëpia e tij, është afër 2 orë e 40 minuta, duke e bërë një nga fshatrat më të thellë të këtij qyteti.
(E.K/Faxweb.al)