AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Detaje të reja nga Bulqiza/ Vdes nëna me dy fëmijët, në gjendje të rëndë vajza, flet kryebashkiaku Alla

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Bulqizë, ku si pasojë e rrjedhjes së një bombole gazi, 3 persona kanë vdekur, dhe një tjetër është plagosur, anëtarë të së njëjtës familje.

Në një lidhje telefonike për Fax News, kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla tha se kanë humbur jetën nëna me dy fëmijët e saj, mosha e të cilëve ende nuk dihet, ndërkohë që është në gjendje të rëndë vajza tjetër e familjes Tola.

Rrjedhja e bombulës së gazit ka ndodhur në fshatin Ostren, ndërkohë që dhe gjendja e të plagosurës paraqitet e rëndë.

Mjekët e Bulqizës po kërkojnë ndihmën nga ajri, për ti dhënë ndihmën mjekësore të specializuar në Tiranë vajzës që ka mbetur e plagosur. Fshati ndodhet rreth një orë larg nga Bulqiza, dhe kjo ka bërë që ndërhyrja të vonojë.

Burime bëjnë me dije se rrjedhja e bombulës së gazit ka ndodhur në banesën e Ylber Tolës, ndërsa nuk dihet ende identitetet e plota të personave që kanë mbetur viktimë nga kjo ngjarje me përmasa të rënda.

Njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen:

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *