Detaje të reja mësohen nga atentati me eksploziv i ndodhur në tetor të 2019, me shënjestër Domart Konjarin, por në të vërtetë sulmi për pak sa nuk rezultoi fatal për kunatin e tij,Artion Bylyku.
Dëshmia e Enver Jamakut, i arrestuar disa javë më parë si vënësi i tritolit në makinën e Gjon Menës në Kamëz, ndihmoi hetuesit që të zbardhnin edhe tre ngjarje të tjera kriminale, ku ai dhe kushëriri Ermond Jamaku kanë qenë të përfshirë.
Nga deklaratat në dosjen e prokurorisë, Enver Jamaku ka treguar sesi bashkë me kushëririn e tij Edmondin i vunë tritolin automjetit të Artion Bylykut, kunatit të Domart Konjarit në vitin 2019.
Enver Jamaku pranon se ai dhe kushëriri i tij Edmondi janë personat që vendosën dhe shpërthyen tritolin në automjetin e Artion Bylykyt, por ai sqaron se objektivi nuk ka qenë Bylyku, por kunati i tij, Domart Konjari.
18 baza ku magazinoheshin dhe modifikoheshin armatime të ndryshme luftarake nga grupe të rrezikshme u goditën nga Policia e Tiranës pak ditë më parë. Ky operacion çoi në zbulimin e tre ngjarjeve kriminale në kryeqytet, një ndër të cilat sulmi ndaj automjetit të Artion Bylykut. Ditën e sotme Gjykata e Posaçme la në burg 9 të arrestuarit në kuadër të operacionit që zbuloi 18 bazat e armatimit.
(E.H/Faxweb.al)