Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Detaje të reja/ Elementë kriminalë shqiptarë të përfshirë në vrasjen e gazetares së njohur

Atentati mafioz ndaj gazetares malteze Dafne Karuana Galicia mund të ketë dorën e elementëve kriminalë shqiptarë.

Hetuesit besojnë se dy nga “kriminelët më të rrezikshëm të Maltës” mund të kenë përdorur kontaktet e tyre nga Shqiptëria për të blerë një pjesë të bombës të përdorur për të vrarë gazetaren Daphne Caruana Galizia.

Burime për media e njohur në Maltë “Sunday Times of Malta’’ thanë se dy vëllezërit të akuzuar si porositësit e vrasjes së Galicias në 16 tetor 2017 mund të kenë shfrytëzuar kontakte me disa elementë të botës së krimit të organizuar në Shqipëri, teksa pajisja e përdorur për shpërthimin e bombës vjen nga Europa Lindore.

Ky model pajisjeje komanduese është përdorur dhe në atentatin e shkurtit të 2017 ku u vra biznesmeni kontravers maltez Romeo Bone. Dyshohet se këto lloj instrumentesh qarkullojnë dhe në Shqipëri.

Këto të dhëna u publikuan nga një hetim të kryer në Itali. Gazetarja Dafne Galicia njhej për aktivitetin e saj denoncues të korrupsionit në nivelet e larta të shtetit maltez. Vrasja e saj ngjalli indinjatë në mediat europiane dhe botërore.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *