Mbrëmien e së shtunës rreth orës 20:40 mbeti i plágosur shtetasi Henri Isai 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, një ngjarje kjo që u shoqërua me mister, ndërsa autorët nuk janë zbuluar ende.
Burime për Fax News shprehen se 28 vjeçari Henri Isai ka qënë duke ikur me makinë rrugës së stadiumit, tek varrezat e Shijakut, ku është plágosur me ármë zjarri, i dhe aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.
Në një komunikim jashtë kamerave me Fax News, familjarët e tij shprehen se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të hershëm, duke lënë të kuptohet se janë në dijeni të autorëve, por nuk pranojnë që të flasin më shumë.
“E dimë se kush e ka bërë, nuk tentuan ta vrísnin”, shprehen ata shkurtimisht jashtë kamerave. Nuk dihet as nëse ata kanë pranuar që të ndihmojnë policinë në zbardhjen e ngjarjes, që për pak i kushtoi jetën 28-vjeçarit.