Një ngjarje e rèndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin e Sanatoriumit, ku një i ri, nga periferia e Tiranës është hedhur nga kati i tretë dhe ka ndërruar jetë.
Burime bëjnë me dije se 29 vjeçari ka qenë i prèkur me Covid, rast i konfirmuar, dhe kishte mbërritur në spitalin Shefqet Ndroqi rreth 7 ditë më parë, ndërkohë që mësohet se ai po shkonte drejt shërimit.
Fax News mëson se i riu është hedhur nga ballkoni në momentin kur infermierja kishte shkuar për ti bërë injeksionin. Ka qenë infermierja që nuk e ka gjetur më pacientin në krevat, pasi kishte shkuar që të merrte një tjetër medikament.
Pòlicia nuk e specifikon se cilat kanë qenë arsyet që e kanë shtyrë të riun të kryejë aktin ekstrem, ndërsa deklaron se po kryhen hetimet për rastin.
Ndërkohë që ajo që e bën edhe më të mistershme situatën, është fakti se ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e spitalit për ngjarjen në fjalë, ndërsa asnjë prej mjekëve nuk jep asnjë sqarim për mediat, lidhur me atë që ka ndodhur.
Njoftimi i Pòlicisë:
Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Pòlicisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kjo është një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë, ku situata në të dy spitalet Covid 1 dhe 2 është mjaft shqetësuese, me kapacitetet që tashmë po shkojnë drejt ezaurimit të plotë. Gjatë ditës së djeshme Fax news siguroi dëshminë e një personi të shtruar tre ditë më parë, i cili u tregonte të bijave të tij, se nuk i bënin asnjë gjë mjekët, dhe se askush nuk i përgjigjej për shqetësimet që kishte.
(E.K/Faxweb.al)