Saimir Jaku dhe Kreshnik Gjini janë 2 çështje të ndryshme në motive por që kanë si protagonistë përafërsisht të njëjtët persona. Historia nis me një lidhje të Saimir Jakut me mbesën Kastriot Reçit. Ky i fundit nuk ishte dakord me lidhjen e vajzës së vëllait me Saimirin dhe fërkimet e herëpas’hershme mes tyre kanë çuar në vrasjen e Saimir Jakut, ish-Drejtorit të OSHEE në Veri në një lokal në qendër të Rrëshenit.
Mësohet se Saimiri mburrej përballë Reçve se “ua kam marrë gocën”. Të dyshuarit kryesor shikoheshin Reçtë. Kreshnik Gjini është nipi i Saimir Jakut, dhe vrasja e tij në Belgjikë thonë burimet për Fax News, ka ndodhur se deklaronte herë pas here që do merrte hak për dajën, ndërsa për Reçtë ka dyshime se e shikonin si rrezik ndaj vendosën ta hiqnin qafe, kamarierin në Belgjjkë që nuk njihej për probleme me drejtësinë.
“Do marr hak për dajën veç në vdeksha”, thonë burimet e Fax News të ketë pohuar herë pas here Kreshniku në rrethin e tij të afërm. Ndërkohë që e vërteta për dy vrasjet e bujshme, njëra në Mirditë dhe tjetra në Belgjikë, mësohet të ketë pasur motiv një femër, disi ndryshe qëndron motivi i sagës së vrasjeve mes Reçve dhe Gjinëve, këta të fundit duhet theksuar se nuk kanë lidhje me Kreshnik Gjinin pavarësisht mbiemrit. Atentatet mes Reçve dhe Gjinëve nisin me vrasjen e Gaspër Reçit, pasohet me hakmarrjen e Reçve me vrasjen e Armando (Tonin) Gjinit, më pas me Kastriot Reçin dhe në fund atentati me tritol ndaj Preng Gjinit.
Dyshimet për dominim të tregut të drogës por që tashmë është harruar ky shkak duke u kthyer nga interes ekonomik në çështje morali ku arsye është hakmarrja. Goditja e fundit është mbyllur me bilanc ‘pozitiv’ pasi Prenga i ka shpëtuar atentatit dhe ka kaluar çdo rrezik për jetën, ndërsa nuk dihet nëse dy familjet do respektojnë “Kodin e Zakoneve të Veriut” për të ndaluar sagën e vrasjeve.
Fax News mëson se Preng Gjini është babai i dy vajzave që ndodhen në Amerikë bashkë me të ëmën e tyre, bashkëshorten e 51 vjeçarit. 3 familjaret e tij janë larguar një javë më parë nga Shqipëria pasi qëndruan disa ditë pas ardhjes në përvjetorin e vdekjes së Armando (Tonin), Gjinit. Ndërsa vetë Prenga thotë një burim, që prej vrasjes së vëllait të tij, ka qëndruar në Shqipëri.
Ai qëndronte më shumë në Tiranë, por është parë të lëvizë edhe në qytetin e Rrëshenit si dhe fshatin e tij të lindjes, Malaj të Mirditës. Gjini nuk qëndronte kurrë disa ditë në të njëjtin vend, ndërsa streha e tij ishte bërë së fundmi shtëpia e djalit të dajës së tij, që ndodhet në afërsi të vendit ku shpërtheu makina e tij në Tiranë. Makina që ka lënë Gjini duke marrë më pas “A Clasin”, ishte në pronësi të dhëndrit të tij, të fejuarit të vajzës.