Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e partive politike ditën e sotme në lidhje me projektin pilot për votimin dhe numërimin elektronik. Palët nuk kanë rënë në konsensus, ndërsa përfaqësuesit e PS kanë kërkuar që të kryhet votimi elektronik vetëm në një KZAZ, të cilën do ta vendosë KQZ-ja.
Ndërkohë palët ranë dakord që ‘Smartmatic’ të bëjë identifikimin biometrik në të gjithë vendin për zgjedhjet e 25 Prillit.
Kujtojmë se më parë, PS kishte propozuar që projekti pilot të implementohet në Korçë dhe në Tiranë, vetëm në KZAZ-të urbane, duke përjashtuar periferitë e kryeqytetit. Ende nuk ka një dakordësi pasi PD e LSI nuk heqin dorë nga propozimi i tyre për implementimin e projektit pilot në Fier dhe në Korçë.
Sa i përket votës së emigrantëve, nuk ka një vendim përfundimtar nga palët, dhe opozita nuk ka një verdikt final as po dhe as jo. PS-ja gjithashtu kërkon disa korrigjime teknike, ndërsa LSI shprehet skeptike për postën.
(A.M/Faxweb.al)