Ish-lojtari italian, Masimo Brambati ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një deklaratë të fundit, ku thotë se portieri shqiptar, Thomas Strakosha ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Pak ditë më parë u tha se talenti shqiptar kishte pësuar një dëmtim në stërvitje, por sipas Brambatit ky është një máshtrim, pasi lojtari ka bërë tamponin dhe ka dalë pozitiv me Covid 19.
Në një lidhje live në “Instagram”, ish-futbollisti italian u shpreh se pozitiv me Koronavirus ka rezultuar edhe Kesi i Milanit, ndonëse diçka e tillë nuk është raportuar.
“Janë dy lojtarë që kanë dalë pozitiv me Koronavirus, një i Milani dhe një i Lacios. Nga të kaltrit pozitiv ka rezultuar portieri Strakosha, për të cilin thonë se ka një dëmtim në këmbë, por nuk është e vërtetë. Ai bëri tampon dhe rezultoi pozitiv.
Unë nuk e di për Ibrën, por te Milani pozitiv ka rezultuar edhe Kesi. Meqenëse ai udhëtoi nga Afrika së bashku me Zhervinjon, u karantinua edhe ky i fundit.”, u shpreh Brambati, ndërsa kujtojmë se ende nuk ka një datë fikse se kur mund të rinisë të luhet Seria A në Itali, që ka qenë një nga vendet më të gòditura nga Covid 19.