Operacioni në Elbasan ku u arrestuan 8 persona është udhëhequr nga dy prokurorë, por ky operacion është bërë me urdhër të kryeprokurores Arta Marku.
“Fax News” raporton se personat e arrestuar mbaheshin nën vëzhgim prej 3 muajsh. Gjatë aksionit të djeshëm policia iu ka sekuestruar 70 kallëp tritoli dhe 5 armë zjarri. Po kështu në banesë janë gjetur mina me telekomandë artizanale dhe një sasi e konsiderueshme municionesh. Këto janë gjetur në disa banesa në këtë qytet. Kontrollet e policisë në banesat e fiseve Çapja dhe Çela nuk kanë gjetur asgjë.
Arrestimet e djeshme kanë ardhur në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Thuhet se personat e arrestuar janë nga Gramshi dhe Pogradeci.
Vetëm një ditë më parë Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ishte në Elbasani pohoi se ky qytet është pikë e “nxehtë” për grupet e krimit, ndaj prokurorët duhet të hetojnë. (J.V/Faxweb)
vijon (J.V/Faxweb)