Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

DETAJE/ Ishte ulur me dy vajza në tavolinë, dyshimet e para për vrasjen e 28-vjeçarit në Astir (E shkuara kriminale)

Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu, i cili u ekzekutua me armë zjarri në Astir sapo doli nga një lokal në atë zonë.

Burimë bëjnë me dijë se disa persona të armatosur të cilat qendronin në një automjet tip “Golf”, jashtë lokalit, e kanë thirrur me emër të riun dhe e kanë qëlluar me tre plumba. Pistoleta është gjetur në vendin ku është qëlluar 28-vjeçari.

Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar me dy vajza në tavolinë në një lokal në rrugën Teodor Keko.

Ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, ka disa dyshime të ngritura paraprakisht me të shkuarën e tij kriminale.

28-vjeçari Vilson Tafçiu, përdorte dy identitete dhe njihej ndryshe edhe si Vilson Noka. Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi dy vite më parë është arrestuar për trafik droge.

Fax News mëson se Tafçiu ka ikur nga Shqipëria në 7 mars të 2018 për në Francë. Në 12 mars të vitit 2018 e kanë arrëstuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe e kanë dënuar një vit në Francë.

Atje ka bërë 8 muaj në paraburgim dhe në 6 nëntor të vitin 2018 e kanë deportuar nga Franca në Shqipëri.

Mësohet se i riu kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e tij, ndërkohë që ishte me origjinë nga Dibra.

Tiranë /Informacion paraprak

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *