Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e ndodhur në Pogradec, ku një grua u gjet e pajetë në banesë në orët e mbrëmjes. Bashkë me gruan e pajetë, në banesë u gjet edhe një fëmijë i s*ksit mashkull i moshës 10 vjeç.
Dyshohet se fëmija ka qëndruar 24 orë pa ushqim, çka çon në dyshimet se gruaja mund të ketë vdèkur më herët se të gjendej trupi në banesë. Pas trajtimit në pediatri fëmija mësohet se ka rimarrë vete.
Ndërkohë nga institucionet do të njoftohet Shërbimi Social Korçë për të gjetur zgjidhjen se si do vijohet me strehimin e fëmijës. Fëmijës do t’i bëhet edhe test Covidi, pasi është gjetur i pa ngjyrë nga policia, (i nxirë) nga mungesa e ushqimit.
Gruas së pajetë do t’i bëhet ekspertiza në Tiranë, jo në Pogradec pasi është me nënshtetësi maqedonase. Ndërkohë në banesë po.licia ka gjetur edhe ilaçe, çka ngre pistën e një vetvra.sje.