Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

DETAJE/ E goditi me levë në kokë, zbardhet motive i vrasjes së 40-vjeçares në Durrës. Çifti kishte 6 fëmijë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës pak më parë ku burri vrau bashkëshorten e tij pas një konflikti.

Gazetarja e ‘Fax News’ Elitjona Doko raportoi se çifti kishte konflikte të vazhdueshme për shkak të xhelozisë.

Çlirim Shaholli e ka qëlluar 40-vjeçaren Adriana Caholli me levë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, ndërsa britmat e saj i kanë dëgjuar edhe fqinjët të cilit nuk kanë mundur të ndërhyjnë.

Shaholli pasi ka kryer aktin makabër ka dalë jashtë banesës dhe ka njoftuar policinë, duke pranuar dhe autorësinë e krimit.

Çifti ishte nga Korça dhe kishte pak vite që ishte zhvendosur në Durrës. Ata kishin 6 fëmijë të cilët nuk kanë në shtëpi në momentin e ngjarjes pasi ishin tek gjyshërit.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Informacion paraprak

Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën  e Spitalit Rajonal Durrës  ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A.  Sh.  40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.

Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e  Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close