Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

DETAJE/ Bllokimi i mjeteve dhe karelit, si i shpëtoi skafi me drogë policisë

Përsa i përket çështjes së bllokimit të tre mjeteve dhe karelit, lidhur me këtë ngjarje, informacione jozyrtare bëjnë të ditur për Fax Neës, se mbrëmjen e djeshme, me ndihmën e mjeteve të gjetura sot nga policia e durrësit, ka ushëtuar 1 skaf i ngarkuar me lëndë narkotike.

Skafi udhëtoi nga Porto Romano në drejtim të shtetit fqinj, Malit të zi.  Sipas të njëjtave burime mësohet se i ka humbur gjurmët e radarit nga shpejtësia e madhe me të cilën ka lëvizur në det.

 Skafi i ngarkuar me drogë i shpëtoi policisë së Durrësit në hidrovoret e Porto Romanos, 7 km larg nga drejtoria e policisë, për të arritur në destinacionin përfundimtar Malin e Zi.

Mbrëmë rreth orës 22:00 të natës, dy persona të arrestuar në flagancë Oriold Broka nga Vlora dhe Albert Dedej nga Lushnja, kanë transportuar me një mjet tip furgon, sasinë e drogës drejt Porto Romanos.

Pasi droga është ngarkuar në skaf, fouristrada e shtetasit Oriold Broka, është zhytur në det.

Policia ka sekuestruar edhe mjetin tip furgon të Albert Dedejt me të cilin është transportuar droga drejt zonës veriore të qytetit të Durrësit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 16.12.2017, në lagjen Nr. 15, Spitallë, në afërsi të bregdetit nga kontrollet e ushtruara nga Policia Bregdetare dhe Policia Lokale janë gjetur dhe bllokuar 3 mjete dhe nje karel qe transporton mjete lundruese.

Në lidhje me ngjarjen më lart Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Autoritetet Italiane vijojnë hetimet për sqarimin e situatës.

Në të gjithë vijën kufitare po ushtrohet kontroll I imtësishëm nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Italiane Guardia Di Finanza, Frontex dhe policitë e vendeve fqinjë, për të evidentuar dhe bllokuar ndonjë mjet lundrues qe dyshohet se mund të jetë transportuar me karel deri në breg të detit ku dhe u sekuestruan mjetet dhe kareli.

Deri tani nga asnjë nga Policitë e përfshira në operacion nuk është konstatuar asnjë mjet lundrues.

Janë shoqëruar 8 shtetas dhe po punohet per zbardhjen e plotë të këtij rasti.

(F.M/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *