Marchisio e thërret, Pogba përgjigjet. Tifozët e Juventusit tani ëndërrojnë. Ashtu si në çdo merkato, emri i mesfushorit francez është përsëri në modë, Allegri do të donte rikthimin e tij dhe lojtari i Manchester United ndez imagjinatën e tifozëve të Juventusit:
“Ok Princ destinacioni i ardhshëm, Torino”, ishte përgjigja e Pogba-s. Marchisio kishte komentuar në një postim në Instagram të mesfushorit francez. Pesë vjet pas lamtumirës, tifozët vazhdojnë të ëndërrojnë rikthimin e Pogba dhe ky sinjal u jep atyre shpresë të re.