Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Dështon sërish seanca gjyqësore për bandën Shullazi në Apel. Gjobitet avokatja

Edhe sot ka dështuar seanca në Gjykatën e Apelit kundër bandës së Emijano Shullazit. Shkak për këtë është bërë avokatja e çështjes, e cila nuk ka pranuar që të marrë përsipër mbrojtjen. Për këtë arsye Gjykata ka vendosur të gjobisë avokaten e caktuar kryesisht dhe të referojë rastin në Dhomën e Avokatisë.

Kjo është hera e pestë që gjyqi ndaj 5 të pandehurve dështon, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në 25 mars.

Emiljano Shullazi është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Bashkë me të janë dënuar edhe grupi i tij, përfshirë edhe Gilmando Danin.

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimi i Prokurorisë, ka rezultuar se ka qenë fillimisht biznesmeni që ka kontaktuar me Emiljano Shullazin dhe pas këtij takimi janë bërë edhe 4 takime të tjera.

Beqja ka kontaktuar me Shullazin, me qëllimin që ta ndihmojë në lidhje me procedurat mbi pronësinë e hotel “Vollgës”. Prokuroria i akuzon të pandehurit se duke vepruar si grup i strukturuar kriminal, kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ishhotel “Vollga” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare.

Ndërkohë, Emiljano Shullazi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata për kërcënimin e bërë ndaj rektorit Mynyr Koni dhe dekanit të Ekonomikut, Dhori Kule. Referuar pretencës së Prokurorisë, Konit i është afruar një makinë e zezë, ata kanë hapur xhamin dhe e kanë ftuar që të futej në makinë. Pasi është futur në makinë, i kanë thënë se duhet të jepte dorëheqjen nga pozicioni dhe gara.

Ky deklarim i dekanit mbështetet nga veprimi i tij për të dhënë dorëheqjen, kohën dhe momentin që e ka bërë. Por kërcënimit për shkak të detyrës, nuk i ka shpëtuar as ish-rektori Dhori Kule. Sipas Prokurorisë, këtij të fundit i kanë dalë para 3 makina me xhama të zinj, ku dikush i kishte thënë se nuk duhet të ndalonte Konin të jepte dorëheqjen.

TË DËNUARIT:

Emiljano Shullazi 14 vjet

Gilmando Dani 12 vjet burg

Endri Qyqa 10 vjet burg

Endri Zela 10 vjet burg për

Blerim Shullazi 9 vjet burg

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *