AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Dështon seanca për grupin e Habiljave te Krimet e Rënda, zbulohet shkaku

Dështon sërish seanca në gjykaten e krimeve të rënda për grupin e “Habilajve” shkak eshte bere mosmbrërrritja e letërporosive nga Italia.

Ku të vërtetohet se të pandehurit kanë marrë njoftim për fillimin e procesit gjyqësorë edhe ne vendin tonë.

Nga ana tjetër më datë 13 Qershor Gjykata e Katanias në Itali do të japë vendimin për grupin e Habilajve.

Grupi i Habilajve akuzohet për “Trafik ndërkombëtar të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kultivim të narkotikëve.

Në Shqipëri, është vetëm Armando Koçerri, ndërsa pjesa tjetër e grupit po gjykohet në Itali, po për trafik narkotikësh e grup kriminal.

Armando Koçerri së bashku me Nezar Seitin u arrestuan ne Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4.5 tonë kanabis, që dyshohet se i përkiste grupit të Habilajve.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *