FlashSportTe FunditTe Gjitha

“Dështim 365 mln eurosh” për United në Champions

Sevilla “fundosi” Jose Mourinhon. Skuadra andaluziane mposhti 2-1 Manchester United në “Old Trafford”, duke e eliminuar në fazën e 1/8-ave të finaleve të Champions League.

Në Britani, mediet nuk i kanë kursyer aspak kritikat në drejtim të trajnerit portugez, që për më tepër u bë viktimë edhe e një lufte verbale me De Boer, të cilin e përkufizoi si trajnerin më të dobët në Premier League, me holandezin që nuk ngurroi t’i kundërpërgjigjej, duke thënë ka shpenzuar miliona euro për të bërë skuadrat e tij të luajnë futboll të varfër.

Sezonin e kaluar, “djajtë e kuq” fituan “Community Shield”, “FA Cup” dhe “Europa League”, ndërsa këtë vit, pas 365 milionë euro investimesh pritej diçka më shumë prej kësaj skuadre.

“Djajtë e kuq” kanë paguar 120 milionë euro për Pogbanë, 85 milionë për Lukakun, 45 për Matiç, 40 për Alexis Sanchez, 38 për Bailly, 35 për Lindelof dhe 42 për Mkhitaryan, me këtë të fundit që nuk është më pjesë e kësaj skuadre. E të gjitha këto investime u shoqëruan me ikjen në raundin e parë të përballjeve me eliminim të drejtpërdrejtë të kompeticionit më të madh futbollistik në Europë për klube.

Por, kjo është vetëm maja e ajsbergut. Në kampionat, Manchester United është 16 pikë larg kryesuesve të Manchester Cityt, me këtë të fundit që mund të fitojë matematikisht titullin e Premier League ekzaktësisht në derbin me United.

Ndërsa në Kupën e Ligës, “Djajtë e kuq” u turpëruan nga Bristol City, me këtë të fundit që i eliminoi në çerekfinale. Mundësia e fundit për Manchester United dhe Mourinhon për të shpëtuar sezonin është “FA Cup”, ku përballë në çerekfinale do të jetë Brighton./Top Channel

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *