Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Prej 10 vitesh kishin sherre/ Fqinjët zbulojnë detaje nga vrasja në Bathore: Autori ka 2 fëmijë nga marftesa të ndryshme, çfarë bëri pasi qëlloi me armë kunatën

Agron Tanushi është autori i krimit të rëndë në familjen që jeton në Bathore, ku mbrëmjen e kaluar mori jetën e kunatës Jetmira Hasani. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, ai ka qëlluar disa herë në ajër pasi ka vrarë Jetmiren, dhe më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Vrasja ka ndodhur në oborrin e banesës, ndërsa fqinjët thonë që Jetmira e provokonte vazhdimisht duke nxitur sherre.

Fqinjët shtuan se Agroni nuk ishte person problematik, por prej 10 vitesh kishte sherre të herëpashershme me viktimën, kryesisht për cështje pronësie. Jetmira jetonte në katin e dytë të banesës dhe i thoshte Agronit që ishte shtëpia e saj, ndërsa ky i fundit pretendonte se ishte e tij. Viktima ishte e ndarë nga bashkëshorti (vëllai i autorit), me të cilin kishte një vajzë 8 vjeçe, e cila ndodhet tashmë tek familjarët e Jetmirës.

Viktima dhe vajza ishin me urdhër mbrojtje, ndërsa konflikti me kunatin nisi pasi ish-bashkëshorti i Jetmira Hasanit kishte ikur emigrant në Greqi. Ndërkohë vijon puna për të vënë në pranga autorin e ngjarjes së rëndë.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *