Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim z. Peter Henzler, zv.President i BKA, (Zyrës Federale Kriminale) të Gjermanisë, i cili është në një vizitë 3 ditore në Tiranë, ku edhe ka folur për herë të parë për dëshminë e Alizotit, të publikuar para pak ditësh nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji.
“Nuk do preferoja të bëja një koment dhe kjo çështje i takon Prokurorisë. Unë do respektoj çdo rast prokurorinë. Është një çështje në hetim të plotë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Unë jam në këtë detyrë vetëm për këtë qëllim. Në këtë proces kam përzgjedhur të besoj instrumentat. Kanë zgjedhur partnerë të gabuar kanë zgjedhur llumin e këtij vendi”, tha ai para gazetarëve.
Kujtojmë që Ervin Salianji të martën, publikoi video-përgjimin që hidhte poshtë versionin e prokurorisë, në lidhje me komunikimin me telefon të dëshmitarit X me Alfred Alizotin. Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di se po regjistrohet thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës. Alizoti tha se Taulant Balla i ka ofruar 200 mijë euro dhe me të ka pirë një kafe tek prokuroria.
(J.D/Faxweb.al)