Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrest shtëpie” për Xhevi Dervishin, i cili akuzohet se shërbente si sekser në Universitetet e Korçës, dhe bëntë ndërmjetësimin e studentëve me pedagogët, kundrejt rryshfetit.
Shkak për lehtësimin e masës së tij, është bërë gjendja shëndetësore, e cila nuk ka qenë e mirë.
GJKKO më parë la në burg pedagogun e Universitetit ‘Fan Noli’, Alket Dino, i cili akuzohet se u merrte para studentëve në këmbim të një note kaluese.
Pedagogu Alket Dino dhe sekseri Xhevi Dervishi u arrestuan në flagrancë më 24 shtator 2020 nga Policia, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin u merrnin para studentëve për t’ju dhënë provimet.
Siç njoftoi Policia asokohe, pas arrestimit, pedagogu Dino dhe sekseri Xhevi Dervishi janë kapur në afërsi të Fakultetit me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët.