Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Deri të hënën do jetë gati drafti për Reformën Zgjedhore”, Gjiknuri jep detaje për buxhetin e partive: Do të dyfishohen…

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka deklaruar se drafti për Reformën Zgjedhore do të jetë gati deri të hënën. Kjo është kërkesa e ekspertëve ndërkohë që dha detaje edhe për buxhetin dhe reklamimin me mediat.

Gjiknuri theksoi se nuk do të ndalohen reklamat në media ndonëse ka pasur një kërkesë nga Këshilli i Europës, ndërsa do të dyfishohet buxheti i shtetit për menaxhimin e tyre.

Duke folur para mediave, Gjiknuri u shpreh: “Patëm mbledhjen ku dakordësuam që lidhen me çështjen e financimit në fushatën e zgjedhjeve dhe rolin e medias në fushatën zgjedhore. Kemi akoma 2-3 pika të vogla që po saktësohen me ekspertët teknikë. Besoj deri të hënën do e kemi të plotë të gjitha amendimet ligjore në kodin e ri zgjedhorë përfshirë  e formimet e KQZ dhe të gjithë elementët e tjerë të kodit zgjedhor, i cili do të jetë amendimi i kodit aktual zgjedhor ku reflektohen të gjithë çështjet që kemi rënë dakord me opozitën parlamentare dhe jashtë parlamentare.

Të hënën, maksimumi të martën shpresoj që të çoj zyrtarisht në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe më pas të vazhdojë diskutimet për në parlament. KQZ nuk ka ndonjë element surprizë, pak a shumë parimet që janë bërë publikisht, thjesht po flasim për disa mekanizma të hapura për procedurat e zgjedhjes së anëtarëve që do të jetë një skenë e hapur ku natyrshëm do të reflektohen shqetësime që mund të ketë opozita jashtëparlamentare që pritet të bëhen ditët e fundit dhe drafti final do të jetë i plotë brenda së hënës.

Ekspertët kanë kërkuar që të jetë gati deri të hënën, përfshirë paketat e tjera ligjore, ndryshimet në kodin e procedurës, për policinë e shtetit dhe ndërhyrje të tjera, ligji për sinjalizuesit, pra e gjithë paketa që përbën çështje që janë diskutuar në Reformën Zgjedhore.

Po do të lejohen reklamat politike në media, pavarësisht se ka pasur një këshillim nga Këshilli i Europës, prandaj do të jenë pjesë e Kodit Zgjedhor. Buxheti i shtetit do dyfishojë financimet për partitë. Janë bërë një sërë normash të reja, llogaritë bankare do të jenë të deklaruara me kohë, pra ka një sërë masazh që janë rekomandime”.(A.M/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.