Derbi i “Madoninnës” mes Inter dhe Milan numër 222 ka një fitues dhe është Inter, i cili ka arritur të fitojë në limite, pas daljes gabim i Donnarumës. Ka qenë Mauro Icadri ai i cili kaloi në avantazh skuadrën e tij pas një topi të ardhur nga e djathta.
Superpërballja pati spektakël përgjatë gjithë lojës, ndërsa të pranishëm në tribunat në stadiumin “San Siro” ishin të ulur plot 78.725 tifozë. Minutat e parë folën më shumë për skuadrën e Luciano Spallettit, të cilët kërcënuan hapur portën e kuqezinjve, ndërsa finalizuan vetëm në fund të pjesës së dytë.
(B.B/ Faxweb.al)