Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Deputetja demokrate-Senida Mesit: Ruaj integritetin shkodran, mos kopjo pikë për pikë shefin

Vijon debati mes Bashkisë së Shkodrës, PD-së në qytetin verilindor dhe qeverisë së Tiranës. Pas akuzave mes Voltana Ademit, kryebashkiakes dhe zëvendëskryeministres Senida Mesi, në krah të Bashkisë ka dalë dhe deputetja Izmira Ulqinaku.

Ajo i kujton Mesit faktin se po bëhet kopje e shefit të saj, Edi Ramës.

“Të vjen keq që dhe zonja Mesi po bëhet pjesë e kësaj teme. Sa për kujtesë të zonjës Mesi Bashkia e Shkodrës ka mbetur jashtë të gjitha investimeve.

Kjo Bashki e jona dhe e juaja ka aplikuar për përmirësimin e shkollave, qendrave shëndetësore, rikonstuktimin e blloqever të banimit dhe përgjigja ka qenë e gjitha e njëjta, refuzimi.

Zonja Mesi si shkodrane më vjen mirë që kemi një bashkëqytetare si zëvendëskryeministre, po do ju luteshim që të ruanit integritetit shkodran, pasi po e humbni duke kopjuar pikë për pikë shefin tuaj”, u shpreh deputetja demokrate Izmira Ulqinaku në një deklaratë nga Shkodra. 

(E.K/Faxweb)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *