Deputeti Lefter Maliqi ka njoftuar ndarjen nga jeta në mënyrë misterioze të efektivit Mustafa Hoxha, polic në komisariatin nr.3, në Tiranë.
Mësohet se Hoxha ishte në moshën 53-vjeçare ndërsa Maliqi shpreh ngushëllimet e tij ndaj familjes ndërsa thekson se rrethanat e ngjarjes janë të panjohura.
”Humbje e madhe dhe e papritur e policit model në moshën 53 vjeç Mustafa Hoxha, në Komisariatin e policisë nr 3 në rrethana të panjohura. Hoxha ka punuar në forcat speciale të Reneas, në forcat operacionale të Drejtorisë së Pergjithshme, ish-kampion mundjeje i Dinamos, me rezultate të shkëlqyera në vendosjen e rendit dhe luftës ndaj krimit. Humbje e madhe për armatën e Policise. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, u prehtë në paqe,” shkruan Maliqi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)