Deputeti Lefter Maliqi i është bashkuar ditën e sotme tubimit të presidentit Ilir Meta. Në një pronocim për Fax News Maliqi deklaroi se ka besim se pas kësaj dite do të vijojë një valë protestash deri sa të realizohen zgjedhjet e parakohshme.
“Siç e shikoni me mjete të vogla qytetarët kanë ardhur vetë. Ne jemi në mbrojtje të kushtetutës në mbrojte të demokracisë. Jemi këtu për të mbrojtur të ardhmen e vendit.
Shqipëri ka qenë në ditë më të zeza sot është një ditë e bardhë. Kam besim se do të vijojë me valë protesta deri në zgjedhje të parakoshme me aprovimin e ndërkombëtarëve.
Nuk e di kush do të jetë dekreti, presidenti duhet të dekretojë disa dekrete rresht. Kapja e shtetit është gjëja e fundit që mund të ndodhë. Po nuk u bë sot do të bëhet së shpejti sepse populli atë po pret.”– tha Maliqi.