Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se “Open Balkan” është bllokuar në Palermo.
Cara thotë se nuk bëhet fjalë për nismën e qeverive të Ballkanit Perëndimor por për një anije kërkimore shkencore që mban flamurin shqiptar dhe është blerë në Norvegji disa muaj më parë.
Postimi i Carës:
“Open Balkan” bllokohet në Palermo!
Nuk bëhet fjalë për nismën e qeverive të Ballkanit Perëndimor, por për një anije kërkimore shkencore me flamur shqiptar, e cila u ble në Norvegji pak muaj më parë. Referuar sistemit online Marine Traffic, mjeti lundrues është ndaluar në Palermo.
Eshtë bllokuar gjatë inspektimit nga Port State Control në Portin e Palermos.
Arsyeja është e thjeshtë!
Anijet me flamur shqiptar janë subjekte kontrolli në çdo port që kalojnë, si rezultat i rankimit në listën e zezë të performacës së flamurit, sipas Paris Memorandum.
Të jetë faji i emrit të anijes “Open Balkan”?!!!